5A SH.P.K.EST. 1992
01 — Kush jemi
Prej 34 vitesh, 5A Sh.p.k. ofron dhe shpërndan materiale ndërtimi dhe vegla pune italiane. Përvoja, korrektësia dhe përkushtimi ndaj klientit na kanë bërë një nga kompanitë lider në fushën tonë në tregun shqiptar dhe atë ballkanik.
Historia jonë
Historia e 5A Sh.p.k. është e lidhur me njerëzit që e njohin vlerën e punës së bërë mirë. Prej më shumë se tri dekadash, u shërbejmë profesionistëve që çdo ditë përballen me sfida të reja, marrin përgjegjësi dhe u japin formë projekteve të tyre.
Në këtë rrugëtim kemi mësuar të dëgjojmë, të kuptojmë kërkesat e punës dhe t’i kushtojmë rëndësi çdo zgjedhjeje. Për ne, të jesh një partner i besueshëm do të thotë të mbash fjalën dhe të jesh pranë klientit kur ai ka nevojë. Sot, vazhdojmë të punojmë me këtë bindje, duke sjellë përvojën e së shkuarës në çdo bashkëpunim të ri.


Çfarë na dallon
Çdo projekt ka kërkesat e veta. Prandaj, bashkëpunimi me ne fillon duke dëgjuar çfarë ju nevojitet dhe duke ju ndihmuar të zgjidhni materialet dhe veglat që i përshtaten punës suaj.
Njohjen e produkteve e kthejmë në këshilla të qarta dhe praktike. I kushtojmë rëndësi cilësisë, lehtësisë së përdorimit dhe kostos, që çdo blerje të ketë vlerë për ju. Këtë kujdes e shoqërojmë me komunikim të drejtpërdrejtë, korrektësi dhe përgjegjësi për atë që ofrojmë.
Dy çmime për çdo produkt — kurse në çdo porosi me Anëtarësimin 5A.